Harduer

Kjo është LG V30-ta

Aug 17 2017
0 Shpërndarje
Fotoja gjithashtu paraqet një kamër të pasme të dyfishtë dhe ngjitur me të një skaner të shenjave të gishtërinjve. Kjo është LG V30-ta

Insajderi i industrisë mobil Evan Blass i njohur edhe si @evleaks ndau me ne ditën e Mërkure imazhet zyrtare të V30-ës.

Telefoni i cili prezantohet më 31 Gusht u detajua nga Blass në detaje. Pamjet zbulojnë një lakore katër skajet e ekranit, një gjuhë dizajni e cila përkthehet edhe në pjesën e pasme të telefonit.

Fotoja gjithashtu paraqet një kamër të pasme të dyfishtë dhe ngjitur me të një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Përtej fotove LG vazhdimisht ka furnizuar industrinë e detaje të telefonit e cili do të ketë ekran OLED me rezolucion QHD+.

Ky ekran ka 4.15 milion piksela dhe një normë riprodhimi ngjyrash prej 109% në standardin DCI-P3 dhe 148% në standartin sRGB. Ekrani ofron mbështetje edhe për HDR10.

Pamjet tregojnë se V30-ës i mungon porta 3.5 mm e kufjeve. Pak ditë më parë LG tha se telefoni do të ketë një shirit pluskues i cili do të luajë rolin e ekranit sekondar. Gjithashtu mësuam nga kompania se kamera e telefonit do të ketë hapje f/1.6. (http://bit.ly/2uLVCwT)

Shumë pak informacione rreth telefonit kanë ngelur të fshehta por sipas spekulimeve përflitet e LG V30 do të ketë këto specifika:

  • Android 7.1.1
  • Qualcomm Snapdragon 835
  • 64 ose 128GB memorje të brendshme
  • microSD
  • 13 Megapiksel f/1.6; 13 Megapiksel f/2.4
  • Opionet e ngjyrave Zezë, blu dhe bardhë

Tags >

LGLG V30
Lajmet e fundit>