Blog

Kjo hartë interaktive tregon vlerën e tregut të secilës prej monedhave virtuale

Sep 29 2017
0 Shpërndarje
Bazuar në preferencën tuaj, mjeti ju ndihmon të monitoroni çdo ndryshim në vlerën e tregut dhe volumin në orët, ditët dhe javët e fundit. Kjo hartë interaktive tregon vlerën e tregut të secilës prej monedhave virtuale Photo Source: Screenshot

Pavarësisht nëse mendoni se monedhat virtuale janë thjeshtë një aksident apo një fenomen që duhet të maturohet, të qëndrosh i azhurnuar me tregun e tyre do të ishte gjëja më e mirë.

Megjithatë mund të jetë një eksperiencë e bezdisshme duke pasur parasysh kaq shumë alternativa që ekzistojnë sot vetëm nëse përdorni këtë mjet.

I disponueshëm falas, Cryptomaps është një hartë interaktive e cila shfaq vlerën aktuale të tregun të monedhave virtuale dhe volumin e secilës prej tyre përfshirë Bitcoin, Ethereum, Litecoin, Neo e shumë të tjera.

Bazuar në preferencën tuaj, mjeti ju ndihmon të monitoroni çdo ndryshim në vlerën e tregut dhe volumin në orët, ditët dhe javët e fundit.

Për të parë më shumë detaje mjafton të vendosni shigjetën e mausit mbi të dhe sajti do të tregojë vlerën në bitcoin ose në dollar Amerikanë.

Cryptomaps nuk ofron detaje se nga i merr informacionet e fundit dhe sa shpesh përditësohen.

Për të vizituar hartat ju ftojmë të klikoni këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>