Analiza

Kjo hartë tregon sesi luhatet çmimi i Spotify në botë

May 8 2014
0 Shpërndarje
Kjo hartë tregon sesi luhatet çmimi i Spotify në botë

harta sonyNëse ju vazhdimisht udhëtoni nëpër vende të huaja, me patjetër u duhet të përshtateni me ekonominë e atij vendi. Ju duhet të vlerësoni koston e jetesës, se sa paguajnë njerëzit, gjendjen financiare të vendit përkatës dhe shumë gjëra të tjera.

Në veçanti, Matias Singer vuri re sesi ndryshonte çmimi i planit tarifor Spotify Premium kur ai u largua nga Danimarka për në Malajzi. Kështu që ai zhvilloi një hartë interaktive e cila tregon çmimet lokale të shërbimit muzikor që ofron Spotify në gjithë botën e konvertuar në dollarë amerikanë.

Është magjepsëse te shikoni sesi luhatet struktura e çmimit në gjithë globin, dhe gjithashtu ku shërbimi ofron koston më të ulët përkundër dollarit amerikan. Malajzia (4.59 $), Argjentina (4.50 $) dhe Filipinet (2,91 $) qëndrojnë në krye, ndërkohë që Danimarka (18.46 $), Britania (16.97) dhe Norvegjia (16.70 $) vijnë në fund të listës së çmimeve të konvertuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>