Blog

Kjo monedhë virtuale është rritur me 3,900% që nga fillimi i vitit

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Drejtuesit e startupit shprehen optimistë për të ardhmen e Ripple por edhe konkurrentëve të saj. Kjo monedhë virtuale është rritur me 3,900% që nga fillimi i vitit

Ripple, startupi Amerikan pas monedhës dixhitale XRP, regjistroi një shifër prej 30 milion dollarësh transaksione në tre mujorin e dytë të 2017-ës.

Gjatë kësaj periudhe monedha u listua në 25 bursa të reja si XRP. Aktualisht Ripple vlerësohet me 0.263 dollar, një rritje me 1,159% krahasuar me tre mujorin paraardhës. Aktualisht monedha është pjesë e 30 bursave.

Monedha virtuale e startupit pesë vjeçar tashmë është e treta më e madhe në botë pas Bitcoin dhe Ethereum për nga vlera e tregut.

XRP, ndryshe nga Ethereum dhe Bitcoin, është në pronësi të Ripple. Kompania gjatë muajit Maj bëri të ditura planet e saj të shitjes së monedhës të cilat duket së ishin jetike dhe kontribuan në rritjen e paprecedent.

Pavarësisht paqëndrueshmërisë që kanë monedhat virtuale dhe frikës së analistëve rreth një ndarjeje të mundshme të bitcoin, drejtuesit e startupit shprehen optimistë për të ardhmen e Ripple por edhe konkurrentëve të saj.

“Ajo që kemi parë deri sot është një adoptim në masë të aseteve dixhitale madje edhe nga institucione të profilit të lartë,” tha shefi i tregjeve të Ripple Miguel Vias. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>