Lajmet

Kjo mund të jetë logoja e asistentit dixhital Bixby të Samsung

Feb 11 2017
0 Shpërndarje
Një nga funksionalitetet flagship të telefonit të ardhshëm të Samsung, Galaxy S8, është asistenti digjital i ri, që thuhet se quhet “Bixby” ose “Bix”. Kjo mund të jetë logoja e asistentit dixhital Bixby të Samsung Photo Source: Neonwin

Ndërkohë që detajet për këtë asistent janë ende të paketa, Neowin ka zbuluar një aplikim për markë të bërë në Rrjetin Evropian të Markave dhe Dizajnit nga Samsung për një logo “B” që mund të jetë ikona për inteligjencën artificiale Bixby.

Aplikimi thotë se logoja është “për softuer kompjuterik ndërveprues që lejon shkëmbimin e të dhënave,” përshkrim i cili i përshtatet një asistenti digjital.

Neowin gjithashtu thotë se logoja mund të stilohet sipas numrit 8, që i përshtatet markës së S8-ës.

Galaxy S8 pritet që të debutojë në fund të Marsit – supozohet që rreth kësaj data do të mësojmë edhe më shumë rreth Bixby. Deri atëherë na duhet të presim dhe të kënaqemi me pak informacione. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>