Lajmet

KKRT, seminar për transmetimet dixhitale

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
KKRT, seminar për transmetimet dixhitale

kkrt1Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) zhvilloi ditën e sotme një seminar mbi projektin, “Televizioni Digital i Europës Juglindore SEE-Digi TV”.

“Zbatimi i Strategjisë së kalimit në transmetimet numerike. Forma dhe mënyra e realizimit”

Qëllimi i këtij seminari është njohja me detyrimet dhe angazhimet që rrjedhin në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, nevoja e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, për realizimin me sukses të tij brenda afateve të përcaktuara.

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Medias, Mark Marku theksoi se krahasuar me 20 vite më parë ka ndryshuar gjithçka në rrafshin mediatik. “Është bërë një investim kolosal i mediave private dhe investimi ka sjellë përmirësim në cilësinë e informimit. Dixhitalizimi ka sjellë dhe ndryshim të mentalitetit tek gazetarët”.

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar më 2 maj 2012 “Strategjinë e kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike.

Sipas kësaj strategjisë, kalimi nga transmetimet analoge në transmetimet numerike në Shqipëri është një proces global i koordinuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU).

Për rajonin 1 ku Shqipëria bën pjesë, sipas ndarjes rajonale të ITU-së, afatet për përfundimin e tij janë përcaktuar nga Marrëveshja GE-06. Ky afat është 17 qershor 2015. (PCWorld Albanian)

KKRT

Lajmet e fundit>