Lajmet

Klerikët në Iran: Përdorimi i Facebook-ut në këtë shtet është krim

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Klerikët në Iran: Përdorimi i Facebook-ut në këtë shtet është krim

ss-iran-protestKlerikët nga Irani kanë thënë që qasja në Facebook është krim dhe çdokush që kapet duke u qasur në këtë faqe do të ballafaqohet me një dënim serioz në burg, ka mësuar VentureBeat. Qeveria iraniane më parë kishte bllokuar faqet madhore online si Facebook, Twitter dhe Google në mënyrë që të pakësonte debatet rreth regjimit. Në vitin 2009, përdorimi i rrjetit Facebook ishte përjashtuar në mesin e një fushate turbulente. Burimet brenda Teheranit dhe aktivistët iranianë me bazë në SHBA kanë treguar për VentureBeat që ta bësh përdorimin e rrjetit Facebook, përveç të tjerash, si krim tregon dëshpërimin dhe brutalitetin e një regjimi të rimëkëmbur nga sanksionet ekonomike dhe kritika globale për mbështetjen e diktatorit sirian Basher Al Assad.

“Tani është ilegale ta vizitosh Facebook-un,” tha Saghar Kasraie, që është aktiviste nga Virxhinia. Kasraie tha që iranianët mbështeten në Facebook për të qenë në afërsi me anëtarët e familjes dhe shokët në vend dhe jashtë. Përdoruesit janë në gjendje që të tejkalojnë bllokadën duke përdorur serverë proxy, pika portative të lidhura me telefonë celularë dhe ISP me bazë në Turqi. Megjithëse është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale, presidenti i ri iranian Hassan Rouhani, i cili përkrahu reformat, e përdor Facebook-un dhe në veçanti rrjetin Twitter, siç bëjnë një numër i politikanëve, ushtarakëve dhe zyrtarëve të inteligjencës nga Irani.

Facebook është platformë e rëndësishme komunikimi për miliona iranianë, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë vendit. Shumë i referohen atij si “Facebookistan,” tha Kasraie. “Shumë iranianë duan ta falënderojnë Zuckerberg-un që e ka nisur atë,” tha ajo. “Ai ka sjellë shumë prej nesh më afër.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>