Siguri

Klientë të bankave kujdes kur tërhiqni para nga bankomati!

Sep 24 2010
0 Shpërndarje
Klientë të bankave kujdes kur tërhiqni para nga bankomati!

Duke filmuar nga kamera e fshehtë që është e montuar sipër ATM-it, video tregon sesa lehtë është të vidhen PIN-at gjersa ata vendosen në tastierë nga konsumatorët. Por disa konsumator të mençur, që në njëfarë mënyre kanë kuptuar trikat e vjedhësve të PIN-ëve, dhe në video shihet sesi ata mbulojnë tastierën gjersa shkruajnë PIN-in e tyre.

“Skimming” është një proces mjaft i suksesshëm për mashtruesit që dëshirojnë të vjedhin PIN-at e llogarive bankare në ATM. Kartelëxhinjët instalojnë pajisjen mashtruese që duket sikurse plastika e bankomatit ku futet kartela për tu lexuar në një ATM, e cila më pas kap numrin e llogarisë bankare të klientit nga shiriti magnetik në kartelë, pasi që të jetë vendosur ajo në lexues. Në anën tjetër kamera kap një imazh të tastierës.

Ekipi evropian i sigurisë së ATM-ve, që ka paraqitur këtë video ka ofruar këtë këshillë ndaj atyre që përdorin kartela:

Mbroni PIN-in tuaj duke qëndruar afër ATM-it dhe duke vendosur dorën tjetër të lirë si mburojë mbi tastierë. Kontrolloni nëse diçka duket e dyshimtë apo jo e zakonshme rreth ATM-it (bankomatit). Lëkundini pjesën e plastikës ku futet kartela. Nëse duket se diçka është futur në vendin ku futet kartela apo në tastierë, mos e përdorni. Mos tentoni të largoni pajisjet e dyshimta. Keni kujdes nëse të huajt tentojnë të ju ndihmojnë në një ATM, edhe nëse kartela bllokohet apo edhe nëse ju keni vështirësi, dhe mos i lejoni që të tjerët t’ju shpërqendrojnë.

E ju klientë të bankave në Kosovë e Shqipëri, sa i kushtoni kujdes shtypjes së PIN-it kur shkoni për të tërhequr para në ATM dhe a i kontrolloni këto njësi nëse ka diçka të dyshimtë në to? /pcworld.al

Lajmet e fundit>