Lajmet

Klout lëshon aplikacionin e parë për Android

May 20 2014
0 Shpërndarje
Klout lëshon aplikacionin e parë për Android

klout-android-220x343Klout ka lëshuar aplikacionin e vet të parë për Android gjatë ditës së hënë për të avancuar nismën për prodhim të përmbajtjes #NewKlout të cilën e lëshoi më herët gjatë këtij viti.

Ngjashëm me aplikacionin ekzistues për iOS, Klout për Android ofron rekomandime për përmbajtje që vijnë nga audienca juaj në rrjete sociale dhe më pas ju mundëson që të planifikoni postimin e gjërave duke u bazuar në atë se kur audienca juaj është më aktive.

Në një postim në blog që lajmëron lëshimin, kompania premtoi që do të bënte shtimin e analizave të zgjeruara të pikëve në Klout dhe do të integronte plotësisht përfitimet në aplikacionet e veta mobile. Kompania e reklamimit në rrjete sociale Lithium Technologies bleu shërbimin Klout gjatë muajit mars. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>