Lajmet

Klout me shpjegim për rëndësinë e votimit

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Klout me shpjegim për rëndësinë e votimit

Klout , dje lansoi një mori ndryshimesh. Klout paraqet matësin e ndikimit të individit në rrjetet sociale dhe rezulton të jetë shërbimi më i respektuar dhe i përdorur. Ky shërbim ka përditësuar aplikacionin e vet për iPhone, duke përfshirë më tepër veçori dhe duke bërë ndryshime në sistemin e vet +K.

T’i japësh dikujt një “+K” është sikur të votosh për të si ndikues në një temë të caktuar. Kjo ndihmon në pikët e tyre, që shkojnë nga 10-100 dhe i vendos ata brenda një teme të caktuar. Deri më sot, një individ do mund të ishte ndikues deri në 20 tema, por Klout e ka zgjeruar atë për të përfshirë të gjitha temat, në të cilat një person ndikon, duke u bazuar në veprimtarinë e tij në rrjetet sociale dhe rekomandimeve nga të tjerët. Kjo veçori duket se funksionon në mënyrë të ndërprerë, por siç duket kjo ka qenë vetëm një ngecje.

Ky shërbim ka lëshuar edhe pyetjen “Pse”, që ju ofron përdoruesve hapësirën prej 140 karaktereve për të shpjeguar pse janë duke i dhënë një votë (+K) një personi të caktuar. Ngjashëm me vëzhgimin, ai shton më tepër hollësi në procesin e votimit dhe siç duket mbanë më tepër peshë kur një përdorues përfshinë arsyen, në krahasim me klikimin e vetëm një butoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>