Biznes

Klout, që mat ndikimin online, blihet për 200 milionë $

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
Klout, që mat ndikimin online, blihet për 200 milionë $

klout.0_standard_800.0Klout që bën matjen e ndikimit tuaj online përgjatë pikëve të diskutueshme, është blerë nga Lithium Technologies në vlerë prej 200 milionë dollarë. Sipas Fortune, Lithium, që ndihmon bizneset të menaxhojnë shërbimet për konsumatorë nëpërmjet rrjeteve sociale – planifikon që gjatë të enjtes të bëjë lajmërimin e kësaj blerjeje.

Marrëveshja, që ka të bëjë me para të thata dhe aksione, ka dyfishin e çmimit që ishte raportuar kur u zbulua blerja për herë të parë muajin e kaluar.

Nuk është e qartë se çfarë do të bëhet Klout-i me pikët e veta vlerësuese, vlerësime këto që arrihen duke bërë matjen e ndikimit të aktivitetit tuaj në Facebook, Twitter dhe rrjete të tjera sociale dhe pikët marrin një vlerë numerike mes 1 dhe 100.

Gjatë vitit të kaluar, Klout ka zgjeruar mjetet analitike që iu ofron reklamuesve, përpjekje kjo e bërë për të joshur më tepër konsumatorë për ta përdorur platformën e vet pas një integrimi në Bing dhe një platformë për pyetje dhe përgjigje.

Por shërbimi ka pasur probleme në gjetjen e një rrjedhe aktive të përdoruesve që do ta përdornin atë dhe ka shërbyer si një referencë e besueshme e skeptikëve të rrjete sociale. Fati i kësaj faqeje do të mund të qartësohej gjatë ditës së enjte, por ndërkohë, duket që investitorët janë duke marrë një shpërblim më të mirë se sa që ishte pritur. (PCWorld Albanian)

Tags >

online
Lajmet e fundit>