Harduer

Kodak ndalon biznesin e kamerave digjitale

Feb 12 2012
0 Shpërndarje
Kodak ndalon biznesin e kamerave digjitale

E themeluar nga George Eastman në vitin 1880, Kodak ishte i njohur në mbarë botën për kamerat si Brownie dhe Instamatic. Sidoqoftë, gjatë dekadave të fundit, Rochester, e cila është ndërmarrje e vendosur në Nju Jork ka luftuar. Ishte goditur nga gara japoneze në vitet 1980 dhe dështoi që ta mbajë ritmin me ndërrimin nga filmi në teknologjinë digjitale.

Ndërmarrja kërkoi mbrojtje nga falimentimi nga kreditorët gjatë muajit të kaluar për të mbuluar borxhin prej 6.7 miliardë dollarëve. Ajo ka një vit kohë për të sajuar një plan mbijetimi. Ndërmarrja Citigroup ishte pranuar për t’i huazuar ndërmarrjes 650 milionë dollarë për të vazhduar operimin.

Dalja e Kodak nga biznesi i kamerave digjitale ishte vërtet i veçantë. Në vitin 1975, duke përdorur një sensor elektronik të shpikur gjashtë vite më parë në Bell Labs, një inxhinier i Kodakut i quajtur Steven Sasson krijoi kamerën e parë digjitale.

Kodak nuk tregoi se sa punë do të shuhen si rezultat i këtij vendimi. Kjo ndërmarrje posedon një numër të funksioneve kryesore në shumë kamera të smartphone-ëve dhe vendimi për falimentim i ka dhënë afat ndërmarrjes që deri më 30 qershor të vijë me një procedurë për t’i shitur ato./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>