Harduer

Kodak me dy produkte të reja

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Kodak me dy produkte të reja

Kodak ka prezantuar fotoaparatin e ri të quajtur PLAYTOUCH që ka madhësi te xhepit dhe ekran 3 inç, dhe përveç kësaj mund të incizoje video ne format 1080p dhe stereo zë direkt në kartela SDHC. Ekrani i ndjeshëm në prekje u mundëson përdoruesve të editojnë fotografi drejtpërdrejt në aparat para se t’i nxjerrin ato në kompjuter.

Shpërndarja e përmbajtjes me PLAYTOUCH është e lehtë duke ju falënderuar portit HDMI dhe shpërndarjes së përmbajtjes në YouTube, Facebook ose e-mail. Ky Kodak do te kushtoje 229.95 dollarë dhe shitja fillon me 6 shtator.

Përveç Kodak PLAYTOUCH, kompania gjithashtu ka prezantuar edhe EasyShare M590, i cili është fotoaparati digjital më i hollë në botë me 5X zoom optik. Ai do të kushtojë 199.99 dollarë dhe do të del në shitje në vjeshtë. Ka opsion special për shpërndarje te fotografive dhe videove online.

M590 ka ekran LCD 2.7 inç, stabilizator të fotografisë, njohje te fytyrës, video në HD dhe mbështetje për kartelat microSD. Dhe përveç kësaj ka edhe sensor 14 megapiksel, që do të duhej t’i plotësoj të gjitha nevojat e përdoruesve.

Lajmet e fundit>