Harduer

Kodak paraqet printerin e ri gjithçka-në-një, ESP 9250

Aug 29 2010
0 Shpërndarje
Kodak paraqet printerin e ri gjithçka-në-një, ESP 9250

Së pari paneli kontrollues është përpunuar mjaft mirë dhe jemi të lumtur të shohim se Kodak është larguar nga butonat virtual në favor të panelit kontrollues fizik, por ekrani tani është LCD 2.4 inç, që është paksa më i vogël në krahasim me 3 inçëshin në ESP 9.

Si zakonisht, printeri ju ofron një bashkësi standarde të veçorive që ju vendosni në një printer multifunksional duke përfshirë Wi-Fi, një port për lexim të kartelave SD, MS, Duo dhe CompactFlash, dy tray të veçantë për letër dhe letër speciale 4×6 inç për imazhe, dhe furnizues të automatizuar për skanim dhe faksim të vëllimeve të mëdha të letrave.

Përveç kësaj ESP 9250 është modeli i parë që do të ofrojë template të printueshme që mund të qasen përmes softuerit organizues të imazheve Kodak EasyShare. Këto template e bëjnë të lehtë printimin e pothuajse secilit dizajn duke përfshirë letra me vija, lojëra, listë të gjërave ushqimore, listë muzikore, etj.

Kodak ESP 8250 paraqitet në treg me të njëjtin çmim si ESP 9, prej 250 dollarë.

Lajmet e fundit>