Lajmet

Kodet QR dhe e ardhmja e tyre

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Kodet QR dhe e ardhmja e tyre

qkies1600x400Kodet QR mund të jenë ndër ato gjëra që shpesh herë i kemi vënë re në kuponë blerjeje, por që përdorimi i tyre është i ulët nga pajisjet teknologjike të shekullit 21-të. Ndërkohë, një ekip inxhinierësh kanë shpikur një mënyrë për të zhbllokuar gjithë potencialin real të atyre kutizave të vogla më anë të hologrameve. “Ne kemi zhvilluar një metodë përdorimi të kodeve QR së bashku me teknologjinë mobile të pajisjeve të tilla me aftësitë të tilla për të përçuar informacion 3D i cili në mënyrë të sigurtë mund të shfaqet tek pajisjet”, tha Bahram Javidi, lideri i ekipit nga universiteti Connecticut si dhe bashkautor i gazetës Optica.

Mund ti quani edhe ndryshe, kodet QR 2.0, sepse këto kode të gjeneratës tjetër ruajnë shumë më tepër informacion sesa thjeshtë një kupon për blerjeje. “Kodet QR që ne zhvillojmë ruajnë imazhe të kompresuara dhe enkriptuara, të cila mund të skanohen, dekriptohen dhe dekompresohen lehtësisht nga telefonët komercial përmes një komunikimi vizual 3D”, shpjegoi Javidi.

Për shkak se të dhënat e imazheve 3D ruhen brenda kodit QR, ajo çfarë përfaqësojnë realisht janë holograme 3D dhe mund të aksesohen me ose pa një lidhje internet. Imagjinoje sikur të shkonit në fund të Kanionit të Madh dhe të jeni në gjendje të përdorni kodet QR për të tërhequr mini holograme të kafshëve të egra që jetojnë aty për në smartfonit tuaj.

Nuk jeni i sigurtë nëse smarfoni juaj është i aftë të projektojë imazhe 3D? Kjo se nuk është realisht. Një lente e vogël është e nevojshme për tu vendosur në krye të ekranit të smartfonit për të shfaqur imazhe 3D. Gjithashtu një aplikacion standard për leximin e kodeve QR nuk është i mjaftueshëm, dhe një aplikacion i veçantë nevojitet për të dekriptuar dhe dekompresuar atë. Sipas Javidi, aplikacioni nuk ekziston akoma, por që lehtësisht mund të zhvillohet.

Për më tepër, Javidi dhe ekipi i tij thonë se kodet QR janë më të sigurtë, kjo sepse nuk kërkojnë një lidhje interneti që të jenë funksional. Tani për tani, kjo teknologji është në fazën e zhvillimit të konceptit, por Javidi beson se kodet QR që aksesojnë imazhe 3D janë një e ardhme e afërt tek telefonët tanë. Mbase kjo teknologji do të na ndihmojë edhe të ç’kodojmë të vërtetën, ngaqë të gjithë ne jemi të ngecur brenda një kodi QR i projektuar në një smartfon që përmban të gjithë universin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>