Harduer

Kodet QR po gjejnë përdorim më të madh në SHBA

Aug 13 2011
0 Shpërndarje
Kodet QR po gjejnë përdorim më të madh në SHBA

Kompania hulumtuese Comscore ka bërë një anketë dhe ka arritur të mësoj se rreth14 milion përdorues kanë qenë aktiv vetëm gjatë muajit qershor në SHBA, apo për të qenë më specifik rreth 6.2 për qind të të gjithë përdoruesve të celularëve të mençur.

Sipas Comscore, 60% e përdoruesve janë meshkuj, 53 për qind prej tyre janë të moshës mes 18 dhe 34 vjeç, dhe 36 për qind kanë të ardhura vjetore prej më shumë se 100,000 dollarë. Sipas anketës, kodet QR skanohen më shumë në shtëpi sesa në dyqane shitëse, dhe sipas analizës revistat dhe gazetat janë numër një në listë krahasuar me ueb faqet, kur bëhet fjalë për burimin e kodit QR që është skanuar.

Edhe pse nuk kemi arritur ende në shfrytëzimin masiv, këto rezultate janë mbresëlënëse dhe janë shpresëdhënëse për të ardhmen… e sa për informacion kjo teknologji përfaqësohet nga FEV edhe për Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, por megjithatë ende nuk kemi vërejtur ndonjë shfrytëzim të saj nga ndonjë kompani apo përdorues. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>