Lajmet

Kodet QR të infektuara cënonin të dhënat e Google Glass

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Kodet QR të infektuara cënonin të dhënat e Google Glass

google glasGoogle ka rregulluar një problem sigurie që iu mundësonte sulmuesve të merrnin të dhëna nga Google Glass dhe madje iu jepte mundësi atyre të ndërmerrnin kontrollin e pajisjes.

Sulmi bazohej në aftësinë e Glass për të njohur automatikisht kodet QR, që i jepnin mundësi të lidheshin me rrjetet e internetit pa tel.

Firma e sigurisë Lookout zbuloi sulmin. Kur fotografohej nga një përdorues i Glass-it i paautorizuar, kodi e detyronte Glass të lidhej drejt një pike aksesi të internetit (që i përkiste firmës së sigurisë). Kjo pike aksesi e lejonte firmën të kontrollonte lidhjet e Glass, që nga kërkesat ueb e deri tek imazhet që ngarkoheshin në Cloud.

Gjithashtu e lejonte firmën të devijonte Glass drejt një faqe që përmbante një dobësi të Android 4.0.4 që e sulmonte Glass, ndërkohë që ajo shfletonte në ueb. Lookout ka punuar me Google për të rregulluar këtë dobësi dhe kodet QR tani mund të ekzekutohen vetëm nëse përdoruesi i autorizon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>