Lajmet

Kodi Android i Google Glass tani i disponueshëm

May 6 2013
0 Shpërndarje
Kodi Android i Google Glass tani i disponueshëm

Më 27 prill Goggle nxori kodin e bazuar në Kernel të syzeve të veta, Google Glass. Kodi është i disponueshëm nëpërmjet një tarball Linux të kompresuar.

Si çdo sistem tjetër Android, edhe ky i fundit është i licencuar nën GPLv2. Softueri është i bazuar në Android 4.04, gjithsesi nuk ka një “shtëpi” të saktë, por Google thotë se kjo gjë do të ndodhë rrjedhimisht.

Para kësaj, Google kishte nxjerrë disa detaje teknike mbi syzet e veta. E para ka një memorie flash 16 GB ku 4 GB janë të rezervuara për sistemin operativ dhe drajverat ndërsa pjesa tjetër mund të shfrytëzohet nga përdoruesit. Kjo hapsirë është e sinkronizuar automatikisht me Google Drive.

Kamera mund të bëjë foto 5 megapiksel si dhe video 720p. Syzet kanë mbështetje 801.11b/g wi-fi si dhe Bluetooth për shkëmbim informacioni. Bateria mund të zgjasë deri në 24 orë. Hakerat zbuluan se syzet përdorin një CPU 4430 OMAP.

Ky është një procesor dual core ARM Cortex A9 që punon me shpejtësinë 1.2GHz dhe nga sa kuptohet do të ketë RAM 1GB.

Të gjitha këto informacione bashkë me aplikacionin programues API, u japin mundësin njerëzve të krijojnë aplikacione mbi këtë pajijse. (PCWorld Albanian)

google glass

Lajmet e fundit>