Lajmet

Kodi i iOS 8 iu mundëson aplikacioneve që të zënë vetëm disa pjesë të ekranit

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
Kodi i iOS 8 iu mundëson aplikacioneve që të zënë vetëm disa pjesë të ekranit

IMG_4851.0_standard_640.0Thashethemet e fundit kanë sugjeruar që Apple mund të jetë duke synuar që të ndjekë Surface-in e Microsoft duke paraqitur formën e ekranit të ndarë për kryerjen e shumë punëve njëkohësisht për iPad.

Ligjërata në WWDC e kompanisë u mbajt pa u përmendur kjo veçori. Por zhvilluesi Steve Troughton-Smith ka zbuluar kod në iOS 8 që i mundëson dy aplikacioneve që të punojnë anash njëri-tjetrit, duke sugjeruar që Apple të paktën ka qenë duke punuar në ide, edhe nëse nuk është gati të shfaqë ende rezultatet.

Pra, Apple ka qenë duke shikuar për përgatitjen e një qasjeje që përfaqëson funksionin “snap” të Microsoft-it që do t’iu mundësonte aplikacioneve që të ndryshonin madhësinë në ekran sipas preferencës. Troughton-Smith thotë që kodi do t’iu mundësojë aplikacioneve që ta zënë gjysmën e ekranit, një çerek të vetëm, ose tre çerekë të tij.

Kjo veçori mund të mos jetë gati, por ka mundësi që Apple është thjesht duke pritur derisa të zbulohet kjo gjë nëpërmjet një iPad-i. Kompania ka mbajtur shpesh disa veçori të iOS-it si të fshehta për t’i shfaqur hollësitë për to në ngjarjet për harduerë. Kjo qasje e re për kryerjen e shumë punëve njëkohësisht do të mund të përfshihej në këtë veprimtari dhe do të mund të përdorej si një veçori e dëshirueshme për gjeneratën e ardhshme të iPad Air.

Por për momentin kemi vetëm thashetheme, kështu që funksioni për ndarjen e ekranit nuk mund të quhet si gjë e garantuar. Thjeshtësia e iOS-it ka qenë gjë kritike për suksesin e këtij sistemi dhe derisa janë bërë disa ndryshime, nëse Apple nuk e gjen ndonjë mënyrë intuitave për ta bërë këtë gjë, plani nuk do të mund të realizohej. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>