Vëzhgim

Koha për ndryshim? Jo, ishim më mirë më parë.

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Koha për ndryshim? Jo, ishim më mirë më parë.

Sapo keni instaluar versionin më të vlerësuar Firefox 3; bëni një blerje online dhe drejtoheni për të shkuar tek faqja e fundit për të dalë që aty. Faqja duket të jetë e sigurt, por… ueeee! Ku është dryni i vogël që dilte në anën e djathtë të adresës? Pse nuk është me ngjyrë të verdhë adresa që simbolizon faqen e sigurt? Sepse, sipas fjalëve të të pavdekshmit Dr. John, dikush ka ndërruar drynat.

Oh, këtu është akoma, por vetëm ka lëvizur në shiritin e statusit në këndin e poshtëm të majtë të dritares. Mund ta kuptoni lehtë arsyetimin për këtë ndryshim. Shfaqja e drynit atje ka një histori të gjatë, veçanërisht me Internet Explorer. Mund të argumentoni se dryni në atë vend de facto është një tregues për një faqe të sigurt dhe është më e thjeshtë për t’i treguar përdoruesve se ku të shohin. Por vendosja e drynit afër adresës ka më shumë kuptim. Aq sa dhe Microsoft e ka zhvendosur atë në IE 7. Lëvizje e mençur! Firefox duhet të kishte qëndruar më mirë në pozitat e veta.

Por jo. Ajo çka ishte menduar si një përmirësim, ku shfletuesi e zëvendëson shiritin e adresës me ngjyrë të verdhë me “Instant Web Site ID”, të koduar me ngjyrë që shfaqet në anën e majtë të URL-së, nuk ndodhi. Këto ndryshime do të përmirësonin raportimin e sigurisë, por në realitet janë teknikalitete pa vlerë dhe të rrëmujshme. Sa të ngatërruara? Sfondi i gjelbër në ikonën e faqes do të thotë se faqja ofron informacion mbi identitetin dhe është e enkriptuar. Bluja do të thotë se nuk ofron informacion mbi identitetin, por është e enkriptuar. Grija është për faqet që nuk raportojnë pothuajse asgjë.

Fatkeqësisht, ajo që Firefox kërkon në faqe është Extended Validition Certificate, që shumica e faqeve nuk e kanë. Faqe të cilat kanë sfondin e gjelbër? Nuk do ta shihni jeshilen tek Amazon, Banka e Amerikës, Google apo as tek Mozilla.org. Klikoni dhe do të zbuloni se “web-faqja nuk ofron informacion mbi identitetin.”

Gjërat mund të bëhen edhe më të çuditshme. Faqja kryesore e Buy.com ka ngjyrë gri. Tani shkoni tek faqja për identifikim dhe do ta gjeni veten në zonën e sigurt, të gjelbër.Gmail? E kaltër, sa për të filluar. Faqja e identifikimit është e enkriptuar, por mirëmbahet nga “të panjohur”.

Nëse identifikoheni në mënyrën standarde, sfondi i ikonës kthehet në ngjyrë gri, duke ju thënë se jeni në një zonë të pasigurt, ide e keqe kjo nëse jeni në një rrjet Wi-Fi. Mund të siguroheni se lidhja juaj në Gmail është plotësisht e sigurt, duke filluar me https://mail.google.com ose duke shkuar tek Settings dhe duke zgjedhur Secure Connection. Ky kalim nga sfondi i kaltër në atë ngjyrë gri ofron informacione të dobishme, por efekti mund të mos vihet re ashtu si në transformimin e ngjyrës nga e bardha në të verdhë, tek i gjithë shiriti i adresës në Firefox 2. Ashtu si User Account Control i Vista, kjo është një lloj mbrojtjeje pa shpresë dhe e ngatërruar, që përdoruesi do ta injorojë shpesh. Ky lloj ndryshimi duket më mirë në prezantimet me PowerPoint të krijuesve, sesa në kodin e tyre. Microsoft është lider i padiskutueshëm në këto lloj ndryshimesh të kota, nga menytë e personalizuara (më shumë të zhdukura) të Windows dhe versionet e vjetra të Office, në menytë diktatoriale të Office 2007, të cila duhen klasifikuar si të padobishme në përdorimin e tyre. Dhe virtualisht, çdo herë kur shfletuesi i ndokujt i nënshtrohet azhornimit, krijuesit insistojnë në ndryshimin e ikonave dhe butonave, si dhe lëvizjen e tyre, që në shumicën e rasteve është më shumë bezdisëse sesa ndihmuese.

Firefox 3 ka shumë përmirësime reale, duke përfshirë përmirësime të vërteta, si mënyra më e lehtë e menaxhimit të fjalëkalimeve dhe një “smart location bar”, i cili mban mend faqet që keni vizituar, kur të filloni të shtypni germat në tastierë. Do kisha dëshiruar që dizajnrët e tij të kishin dhënë dorëheqje kur ishin mirë, pa bërë këto “përmirësime”

 

Lajmet e fundit>