Analiza

Kombet e Bashkuara tatojnë gjigantët e Internetit në ShBA

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Kombet e Bashkuara tatojnë gjigantët e Internetit në ShBA

Apple, Facebook, Google dhe Netflix mund të preken nga propozimi i Kombeve të Bashkuara për të tatuar gjigantët e Internetit. Ky propozim do të detyronte kompanitë e mëdha të Internetit të paguajnë taksa për të shërbyer banorët jo-amerikan për konsumimin e banduithit, potencialisht duke kufizuar shtrirjen e tyre globale. Dokumentat tregojnë se porpozimi do të shkojë për debat në dhjetor gjatë takimit të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.

Shoqata Europiane e Operatorëve të Rrjetit të Telekomunikimit (ETNO), një grup që përfaqëson kompanitë në më shumë se 30 vende, është përgjegjëse për hartimin e propozimit. Ajo do të provojë të ndryshojë traktatin ekzistues dhe mund të lejoj qeveritë të monitorojnë dhe kufizojnë qasjen në Internet në vende të caktuara.

ETNO mendon se propozimi është inovativ dhe i gjithë bordi ekzekutiv njëzërit pranoi miraimin e tij. Sigurisht, jo të gjithë mendojnë se kjo është një ide e zgjuar, pasi kjo mund të shkaktoj që shërbimet e Internetit në ShBA thjesht do të refuzojnë trafikun e huaj në vend që të paguajnë taksa shtesë, një lëvizje që do të rezultonte në më pak të ardhura për kompanitë e Internetit në ShBA, dhe të ofrojë më pak mundësi multimediale për njerëzit e vendeve në zhvillim si Shqipëria.

Normat tatimore nuk u përmendën në propozim, por ekspertët mendojnë se ato mund të arrijnë në miliarda dollarë në vit. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>