Biznes

Komisioni Europian akuza marrëveshjes mes Facebook dhe WhatsApp

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Komisioni Europian akuza marrëveshjes mes Facebook dhe WhatsApp

A 3D printed Whatsapp  logo is seen in front of a displayed Facebook logo in this illustration takenKomisioni Europian ka akuzuar rrjetin social Facebook se ka ofruar informacion të pasaktë për blerjen e një prej platformave më popullore në planet të komunikimit, WhatsApp.

Nëse kjo akuzë provohet të jetë e vërtetë, Facebook rrezikon një gjobë e cila do ti kushtojë kompanisë sa 1% e të xhiros vjetore.

Kështu rrjeti social Facebook bëhet shënjestra e radhës së Komisioneres Margaret Vestager e cila dy muaj më parë kërkoi 14 miliard dollar nga Apple dhe prej mëse një viti e ka vendosur Google me shpatulla për muri për Android-in.

Problemi qëndron në politikat e privatësisë së WhatsApp të cilat ishin subjekt ndryshimi gjatë verës.

Sipas Komisionit Facebook kishte dhënë informacion të pasaktë lidhur me marrëveshjen me WhatsApp në 2014-tën e cila në të vërtetë përmbante një pikë që thoshte se ID-të e Facebook dhe WhatsApp mund të jenë subjekt i shkrirjes në një të vetme.

“Facebook na ka dhënë informacion të pasaktë lidhur me blerjen e WhatsApp,” tha Vestager. Facebook tani ka një afat mëse 1 mujor për të kthyer përgjigje, në të kundërt nëse Komisioni provon akuzat, rrjeti social të përgatitet të paguajë një gjobë të majme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>