Lajmet

Komisioni Europian qartëson objektivat për 5G-në: Duhet të jetë 100 herë më e shpejtë se 4G-ja

Mar 4 2015
0 Shpërndarje
Komisioni Europian qartëson objektivat për 5G-në: Duhet të jetë 100 herë më e shpejtë se 4G-ja

cell-tower-edited-2-100525985-large5G-ja duhet të jetë 100 herë më e shpejtë se 4G-ja dhe të ofroj trafik 1000 herë më shumë në një zone të caktuar, tha Komisioni Europian. Këto objektiva u bënë publike gjatë një conference organizuar nga Komisioni Europian në Kongresin Mobil Botëror. Sipas pritshmërive të autoriteti më të lartë europian, implementimi i 5G-së për përdorim komercial duhet të fillojë nga 2020.

Në panelin e diskutimit mes kompanive u fol edhe për standartet e reja të 5G-së si disponueshmëria e një spektri më të gjërë, implementimi i rrjeteve të konvergjuara si dhe prodhimi i paisjeve të reja të rrjetit.

Realisht 5G-ja do të jetë një evolucion i 4G-së ç’ka do të thotë se kalimi në gjeneratën e ardhshme të rrjeteve do të jetë më e lehtë se kalimi nga 3G-ja në LTE. Teknologjia e re e 5G-së do të ketë një diapason më të gjërë përdorim që nga makinat pa shofer gjer tek Interneti i Gjërave.

Minimumi i shpejtësisë që ofron kjo teknologji është 50Mbps ndërsa shpejtë më të lartë do të ofronin një shërbim më të qëndrueshëm. Me qëllim që të arrihen objektivat e 5G-së, kërkohet me doemos implementimi i frekuencave 6Ghz. Rrjetet me frekuencë të lartë do të kërkojnë vite gjersa të bëhen një praktikë e zakonshme për kompanitë por prodhues të tillë si Nokia e kanë demostruar këtë teknologji në Kongresin Mobile Botëror.

Komisioni Europian shtroi një problematikë mjaft të rëndësishme siç ishte implementimi i një politike të re të spektrave të frekuencave. Komisioni tha se përpara fundit të kësaj dekade, është i domosdoshëm krijimi i një politike të re ose përndryshe do të ngelemi pas në implementimin e 5G-së. (PCWorld Albanian)

Tags >

4G5GMWC15
Lajmet e fundit>