Blog

Komisioni Evropian dërgon Irlandën në gjykatë, nuk ka vjelur gjobën 13 miliard Euroshe nga Apple

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Komisioni tha se afati i fundit ka qenë data 3 Janar e këtij viti, por kompania ka vijuar të përfitojë ilegalisht ende edhe sot. Komisioni Evropian dërgon Irlandën në gjykatë, nuk ka vjelur gjobën 13 miliard Euroshe nga Apple Photo Source: Reuters

Ditën e Mërkure Komisioni Evropian tha se do të dërgonte Irlandën në Gjykatën Evropiane për mos vjeljen e 13 miliard Euro taksa të papaguara nga Apple.

Në Gusht të vitit të kaluar Komisioni urdhëroi gjigandin Amerikan të teknologjisë të paguajë taksat e papaguara duke thënë se kishte përfituar mbështetje ilegale nga politikat fiskale të vendit ishullor.

“Një vit pasi Komisioni Evropian mori këtë vendim, Irlanda ende nuk ka rikuperuar 13 miliard Eurot,” tha Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager.

“Sigurisht ne jemi të qartë se rikthimi i një shume të tillë mund të jetë komplekse në disa raste dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim këtë vendim. Por vendet anëtarë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të bërë progres në konkurrencë,” shtoi Ajo.

Komisioni tha se afati i fundit ka qenë data 3 Janar e këtij viti, por kompania ka vijuar të përfitojë ilegalisht ende edhe sot.

Ditën e djeshme Vestager dha lajmin se Komisioni Evropian ka gjobitur Amazon me 250 milion Euro për taksat e papaguara ndaj Luksemburgut.

Ministri Irlandez i Financave ka refuzuar analizën e Komisionit e cila rëndon mbi Apple.

Vestager tha se në rastet e ngjashme si Fiat në Luksemburg, Starbucks në Hollandë apo skema Belge e cila përfshiu 35 kompani, paratë ishin rikthyer kohë përpara se apelimi të fillonte.

Komisioni tha se Irlanda kishte bërë progres në vlerësimin e shumës që do të rikthehet, por procesi do të përfundohej vetëm në Mars të 2018-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>