Harduer

Komisioni Evropian gjobit Asus, Denon&Marantz, Philips dhe Pioneer

Jul 24 2018
0 Shpërndarje
Në Gjermani dhe Hollandë, Denon&Marantz mbajtën të larta çmimet krahasuar me rivalët. Komisioni Evropian gjobit Asus, Denon&Marantz, Philips dhe Pioneer

Menjëherë pasi gjobiti Google me 5 miliardë dollarë, Komisioni Evropian vuri në shënjestër më shumë kompani teknologjike.

Penalitete të reja u lëshuan në drejtim të Asus, Denon&Marantz, Philips dhe Pioneer.

Asus u shpall fajtor për ndërhyrjen në çmimet e distributorëve në Gjermani dhe Francë duke mos lejuar këta të fundit të shesin laptopët dhe ekranet poshtë çmimit me të cilat Asus ua kishte shitur.

Në Gjermani dhe Hollandë, Denon&Marantz mbajtën të larta çmimet krahasuar me rivalët.

Philips u përfshi në praktika të ngjashme me tërë portofolin e produkteve në Francë.

Sakaq Pioneer ishte përfshirë të afera të tilla në 12 vende anëtare të BE-së duke ruajtur çmime të ndryshme në vend të ndryshme.

Asus u gjobit me 74.4 milion dollarë, Denon&Marantz me 9 milion dollarë, Philips me 34.9 milion dollarë dhe Pioneer me 11.9 milion dollarë.

Në secilin prej rasteve, Komisioni Evropian thotë se ka vepruar për të mbrojtur qytetarët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>