Blog

Komisioni Evropian kërkon nga Amazon ti paguajë 250 milion Euro taksa të papaguara Luksemburgut

Oct 4 2017
0 Shpërndarje
“Në Luksemburg Amazon përfitoi ilegalisht nga taksat. Si rezultat pothuajse ¾ e fitimeve të Amazon nuk janë taksuar,” theksoi Vestager. Komisioni Evropian kërkon nga Amazon ti paguajë 250 milion Euro taksa të papaguara Luksemburgut

Ditën e Mërkure Komisioni Evropian kërkoi nga Amazon të paguajë 250 milion Euro taksa të papaguara Luksemburgut.

Gjoba ishte shumë më e ulët sesa pritej dhe vetëm një fraksion i gjobës 13 miliard dollarëshe që i është kërkuar Apple ti paguajë Irlandës.

Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager, e cila në shënjestrën e saj ka disa gjigandë Amerikanë të teknologjisë, ka ndërmarrë një fushatë të egër kundër kompanive shumëkombëshe të cilat paguajnë taksa minimale në vendet e BE-së.

“Në Luksemburg Amazon përfitoi ilegalisht nga taksat. Si rezultat pothuajse ¾ e fitimeve të Amazon nuk janë taksuar,” theksoi Vestager.

Nga ana tjetër Amazon tha se nuk beson që ka përfituar nga politikat fiskale të Luksemburg dhe se çdo gjë është bërë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtare të taksimit.

Shifra e 250 milion Eurove është shumë më e ulët sesa 400 milion raportuar më parë.

Amazon ka punësuar 1,500 persona në Luksemburg dhe është punëdhënësi më i madh në vendin me popull prej gjysmë milion banorë.

Amazon në 2016-ën pati një fitim prej 2.4 miliard dollarësh në Evropë nga të ardhurat prej 136 miliard.

Luksemburgu refuzoi vendimin e Komisionit Evropian. Vendi në fjalë është gjithashtu nën hetim nga Bashkimi Evropian për marrëveshjet e taksave me McDonald’s dhe kompaninë Franceze të Energjisë Engie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>