Blog

Komisioni Evropian, kompanitë e internetit duhet të bëjnë më shumë kundër ekstremizmit

Dec 7 2017
0 Shpërndarje
Gjatë verës Microsoft, Facebook, Twitter dhe Youtube formuan një grup të përbashkët pune duke kombinuar përpjekjet e tyre në heqjen e përmbajtjeve ekstremiste nga platforma. Komisioni Evropian, kompanitë e internetit duhet të bëjnë më shumë kundër ekstremizmit

Grupet e internetit si Facebook, Google Youtube dhe Twitter duhet të bëjnë më shumë për të frenuar përhapjen e përmbajtjeve ekstremiste në platformat respektive tha Komisioni Evropian.

Kompanitë e medias social kanë shtuar resurset e tyre për të eleminuar përmbajtjet e dhunshme dhe ekstremiste në përgjigje të presionit politik në rritje nga vendet Evropiane, veçanërisht ato që janë goditur më shumë nga sulmet.

Megjithatë komisioneri Evropian për sigurinë Julian King, tha se është bërë progres por nevojitet më shumë.

“Ende nuk ka përfunduar. I kemi hyrë kësaj dy vite më parë dhe për të arritur destinacionin tonë final duhet të shtojmë punën,” tha King gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të Internetit i cili sjell bashkë Komisionin, vendet anëtare të BE-së, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe kompanitë teknologjike.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar futjen e një legjislacioni të ri nëse verën se nuk është bërë mjaftueshëm progres nga kompanitë teknologjike në këtë drejtim.

Gjatë verës Microsoft, Facebook, Twitter dhe Youtube formuan një grup të përbashkët pune duke kombinuar përpjekjet e tyre në heqjen e përmbajtjeve ekstremiste nga platforma.

Ata formuan një databazë me imazhet dhe videot e terroristëve të njohur e përbërë nga 40,000 gjurmë dixhitale.

Në Forumin e Internetit u prezantua një raport i progresit të bërë nga kompanitë dhe Europol në evidentimin dhe heqjen e përmbajtjeve ekstremiste.

Facebook tha se ka arritur të eliminojë 99% të përmbajtjeve ekstremiste nga platforma e saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>