Blog

Komisioni Evropian takim dedikuar teknologjisë “Blockchain” me lojtarët kryesorë të industrisë

Jul 18 2017
0 Shpërndarje
Komisioni tha se 34 aktorë morën pjesë në takim, secili i përzgjedhur nga lojtarë kryesorë të industrisë të cilët dhanë një përshkrim të ekosistemit të blockchain. Komisioni Evropian takim dedikuar teknologjisë “Blockchain” me lojtarët kryesorë të industrisë

Komisioni Evropian, trupi legjislativ i Bashkimit Evropian, mbajti workshopin e saj të parë dedikuar teknologjisë “Blockchain”, një iniciativë e quajtur #Blockchain4EU.

Ky projekt kërkimor fokusuar eksplorimin e aplikimeve potenciale të blockchain teknologjisë DLT jashtë shërbimeve financiare filloi më 13 Qershor.

Specifikisht workshopi, pjesë e një seri takimesh që do të mbahen deri në Shkurt të 2018-ës, eksploroi rastet e përdorimit të blockchain dhe impaktin e saj në transformimet industriale në Bashkimin Evropian.

Komisioni tha se 34 aktorë morën pjesë në takim, secili i përzgjedhur nga lojtarë kryesorë të industrisë të cilët dhanë një përshkrim të ekosistemit të blockchain.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin ekspertë teknikë, zhvillues dhe shkencëtarë; hulumtues ekonomik dhe ligjor; sipërmarrës dhe investitorë; përfaqësues nga bizneset dhe tregu i punës; dhe aktorë politikë në nivele kombëtare dhe Evropiane.

Komisioni Evropian ka filluar një fushatë të gjërë në kërkim të ideve sesi të përfitojmë nga teknologjia blockchain. Në Qershor Komisioni evropian përmbushi një këshillim publik në finTech dhe DLT. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>