Lajmet

Komisioni federal në SHBA padit Amazon për përfitime në mënyrë ilegale

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Komisioni federal në SHBA padit Amazon për përfitime në mënyrë ilegale

amazonMbikëqyrësit federal të sigurisë online kanë hedhur akuza dhe kanë dërguar në gjykatë kërkesën për shqyrtimin e rasteve të shitjes dhe përfitimit në mënyrë ilegale nëpërmjet lojërave të smartfonëve për fëmijë.

Komisioni federal i tregtisë thotë se Amazon ka lejuar fëmijët të bëjnë blerje virtuale si monedha ose yje në lojërat si Kindle Fire pa dijeninë e prindërve të tyre. Kjo bie ndesh me ligjin federal, i cili thotë se çdo blerje online nga fëmijët nuk duhet lejuar pa miratimin e prindërve të tyre.

30% e të ardhurave të kompanisë Amazon vijnë pikërisht nga këto blerje online për lojërat virtuale. Sistemi i gjendur brenda lojës i Amazon lejonte fëmijët të bënin blerje online nëpërmjet adresave bankare të prindërve pa pasur nevojën e një fjalëkalimi.

Krahas Amazon edhe Apple ka pasur një problem të ngjashëm me këtë rast. Në muajin janar Apple u padit në gjykatë për të njëjtën arsye. Kompania u detyrua që të kthente mbrapsht 32.5 milionë dollarë tek prindërit e fëmijëve të cilët kishin shpenzuar para online pa dijeninë e tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>