Harduer

Komopania Asus reklamon orën e saj intelegjente ZenWatch

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
Komopania Asus reklamon orën e saj intelegjente ZenWatch

gsmarena_001Ditëve të fundit na ka rënë rasti të shohim shumë reklama për orët inteligjente, të cilat do të prezantohen nga kompani të ndryshme në eventin e ardhshëm të IFA. Kompania teknologjike Asus ka prezantuar reklamën për orën e saj inteligjente të quajtur ZenWatch.

Në këtë reklamë ju mund të krijoni një ide paraprake për dizajnin e orës. Fatkeqësisht në video nuk tregohet ora me ekranin paraqitës të ndezur. Në qoftë se do të shikoni me kujdes reklamën do ta keni shumë të vështirë të vendosni nëse kjo orë ka një ekran të rrumbullaket apo katror.

Ora inteligjente e Asus, ZenWatch, do të operojë nëpërmjet sistemit operativ Android Wear dhe pritet të hidhet në treg për 150 dollarë. Kompania Asus mund të ofrojë më shumë detaje për përdoruesit deri në datën e eventit të shumëpritur teknologjik IFA. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>