Harduer

Kompania Acer befason, hedh 7 pajisje të reja në treg

Jun 1 2014
0 Shpërndarje
Kompania Acer befason, hedh 7 pajisje të reja në treg

gsmarena_001Kompania Acer prezanton 7 pajisje të reja ku përfshihen 5 smartfonë që janë Acer Liquid X1, E700, E600, Liquid Jade dhe Liquid Z200, një tablet Iconia 8 dhe një smartband. Të gjitha këto pajisje do të hidhen në treg këtë vit.

Telefoni inteligjent më i mirë ndërmjet këtyre produkteve është Acer Liquid X1 octa core LTe me një ekran 5.7 inç.Sistemi i operimit në këtë telefon si dhe te telefonët e tjerë inteligjent të prezantuar është KitKat. Në këto telefonë është përdorur teknologjia Zero Air Gap, e cila ul reflektimin, kontrastin e lartë dhe rregullon imazhet me shumë dritë. Acer Liquid X ka një procesor prej 1.7 GHz dhe një Ram prej 2 gigash.

Kamera e mbrapme është 13 Mp me 1080 piksel për videot. Memoria e brendshme e Liquid X1 është 16 giga, por ajo përmban edhe një kartë microSD, e cila mund të shkojë deri në 32 giga. Krahas Acer Liquid X1 edhe telefonët e tjerë inteligjent kanë pothuajse të njëjtat karakteristika të përgjithshme, por Acer E700, E600, Liquid Jade dhe Liquid Z200 kanë parametra të cilat vijnë duke u ulur në varësi të çmimit të tyre në krahasim me Acer Liquid X1. (PCWorld Albanian)

Tags >

acer
Lajmet e fundit>