Harduer

Kompania Acer prezanton laptopin Aspire R13

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Kompania Acer prezanton laptopin Aspire R13

gsmarena_001 (1)Kompania Acer ka prezantuar për publikun pajisjen e saj më të re që është laptopi Aspire R13. Ky laptop ka një ekran me prekje QHD me rezolucion 2560 x 1440. R13 fuqizohet ka proçesori Interl Haswell. Ajo çka e bën të veçantë këtë laptop është ekrani i tij, i cili nëpërmjet dizajnit të kompanisë Ezel Aero Hinge mund të rrotullohet e të veprojë në mënyrë të ngjashme me një tablet.

Ju mund ta përdorni laptopin R13 në 3 pozicione, të cilat janë the notebook, pozicion të drejtë dhe të ngritur në formën trekëndore. Ekrani paraqitës i laptopit është i përbërë nga Gorila Glass 3. Acer ofron lapsin Active pen për këtë laptop, i cili mbështet sistemin Acer Hover Acess dhe u jep përdoruesve menu, të cilat mund të përdoren për të bashkëvepruar me sistemin operativ. Akoma nuk dihet ndonjë çmim për laptopin Acer Aspire R13. (PCWorld Albanian)

Tags >

acer
Lajmet e fundit>