Harduer

Kompania Allwinner do të prezantojë procesorin 64-bit

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
Kompania Allwinner do të prezantojë procesorin 64-bit

gsmarena_001 (2)Kompania Allwinner ka deklaruar se do të lançojë së shpejti, për herë të parë, procesorin 64 bit. Versioni 64-bit për Android është gati dhe do të prezantohet në konferencën Electronics Fair në tetor të këtij viti.

Të dhënat mbi këtë procesor janë të paqarta për momentin. Akoma nuk dihet nëse ky procesor do të bazohet në bërthamat ARMv8-A, Crotex-A53 apo Cortex-A57. Ajo që dihet është se do të përbëhet nga kombinimi i 8 bërthamave.

Procesori i kompanisë Allwinner do të ketë mbështetje për videot 4k të koduara me H.265. Kompania Allwinner mund të mos jetë një kompani shumë e njohur, por procesorët e saj vendosën në punë pjesën më të madhe të tabletëve Android që u hodhën në treg në vitet 2012 dhe 2013. Konkurrenca e fortë e kompanive Intel dhe Mediatek nuk e kanë lënë atë të dalë shumë në pah. (PCWorld Albanian)

Tags >

procesor
Lajmet e fundit>