Biznes

Kompania AMD i bashkohet tregut të SSD-ve

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Kompania AMD i bashkohet tregut të SSD-ve

amdMe sa duket kompania teknologjike AMD në të ardhmen nuk ka në plan të fokusohet vetëm në kartat grafike dhe procesorët.

Prodhuesi gjigand i teknologjisë ka deklaruar se do të merret edhe me prodhimin e SSD/hard disqeve. Kjo nuk është një surprizë pasi SSD kanë një përdorim të gjerë në laptopat dhe kompjuterët personal.

AMD do të nxjerrë në treg linjën e vet të SSD nën emrin Radeon R7, duke shpresuar që kjo ti japë një shtysë shitjeve në treg. Kjo kompani ka si objektiv kryesor afrimin e të pasionuarve pas lojërave të kompjuterëve.

AMD planifikon krijim e Hard Disqeve më të shpejta në mënyrë që të përmirësojë shpejtësinë që operon kompjuteri gjatë një loje. Nuk ka akoma informacion mbi çmimin apo datën kur do të hidhen në treg këto hard disqe. (PCWorld Albanian)

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>