Harduer

Kompania Archos lançon smartfonët Android

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Kompania Archos lançon smartfonët Android

Krijuesi i famshëm i tabletëve Archos lajmëroi linjën e re të smartfonëve Android, përpjekja e tyre e parë në tregun e internetit pa kabëll.

Modelet Archos 35 Carbon, Archos 50 Platinum dhe Archos 53 Platinum do të lançohen më parë në Europë brenda majit.

Pajisja kryesore Archos 50 Platinum vjen me një ekran 5 inç me një CPU me dy bërthama me një fuqi prej 1.2 GHz me një kamera 8 mega-pixel.

“Përdoruesit fundorë do të kenë një ekperiencë të ngjashme me Samsung Galaxy S3 me një çmim më të ulët”, tha kompania në lajmërim.

Ndërkohë që smartfoni 53 Platinum përfshin një ekran 3.5 inç dhe smartfoni 35 Carbon vjen gjithashtu me një ekran të tillë.

“Tregu i smartfonëve është gjithmonë në lëvizje, ndërkohë që shitjet falas fal kartave SIM po rriten krahasuar me shitjet me subvencion.

“Archos po i përgjigjet këtyre ndryshimeve, ndërkohë që ne ofrojmë mundësi të përballueshme, cilësi të lartë smartfoni me plot funksione”,- tha Loic Poirier, shefi ekzekutiv i Archos në një deklaratë.

Çdo smartfon do të punojë me Android 4.1.2 Jelly Bean dhe do të suportojë vetëm 3G. Por pajisjet do të vijnë me një sërë funksionesh duke përfshirë certifikatat e Google për akesin në Google Play, kartë SIM me dy numra dhe fleksibilitet menaxhimi nga një telefon i vetëm, një ekran IPS, ruajtje në “re” (cloud) dhe kamera nga ana e ekranit. (PCWorld Albanian)

smartphon android

Lajmet e fundit>