Harduer

Kompania Asus prezanton tabletin me çmim ekonomik VivoTab 8

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Kompania Asus prezanton tabletin me çmim ekonomik VivoTab 8

gsmarena_002Pas pajisjes VivoTab 8 Note, kompania Asus gjithashtu prezantoi edhe tabletin VivoTab 8 (M81C). Tableti me sistem operativ Windows 8.1 ka një paraqitje IPS me madhësi 8 inç dhe rezolucion 1280 x 800. Çmimi i VivoTab 8 do të jetë jo më shumë se 200 dollarë. VivoTab 8 operon nëpërmjet proçesorit me 4 bërthama Inter Bay Trial Atom Z3745.

Për sa u përket parametrave, tableti ka një RAM prej 1 GB, dhe memorie të brendshme prej 32 GB. Në pjesën e përparme dhe të mbrapme ndodhen dy kamera identike prej 2 MP së bashku me altoparlantët.

Asus VivoTab 8 peshon 329 gramë dhe ka një trashësi prej 8.9 mm. Tableti fuqizohet dhe mbahet në punë nga një bateri prej 15.2 WHr. Blerësit e tabletit do të përfitojnë nga Microsoft një anëtarësim 1 vjeçar falas në paketën Office 365 Personal dhe disa aplikacioneve shtesë si MagSmar Cover, Carry Me Cover dhe Folio Cover. (PCWorld Albanian)

Tags >

asus
Lajmet e fundit>