Biznes

Kompania Asus “provokon” Apple nëpërmjet një postimi në Twitter

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Kompania Asus “provokon” Apple nëpërmjet një postimi në Twitter

gsmarena_002Që me mbarimin e eventit të shumëpritur të gjigantit të teknologjisë Apple, i cili për shumë entuziastë të teknologjisë u pa me rezerva, shumë rivalë të kompanisë kanë filluar të ironizojnë produktet e reja të saj. Kompanive të tilla si Samsung dhe HTC i është bashkuar edhe Asus.

Kjo kompani, me qendër në Tajvan, përdori profilin e saj në Twitter për të postuar një foto provokuese, së bashku me fjalinë “Gjashtë-shja më e mirë që çdo person mund të ketë”.

Ndërkohë që kompanitë të tjera kanë provokuar Apple mbi kthesën e saj të madhe në politikën e saj “telefonët e mëdhenj janë budallallëk”, Asus i është adresuar çmimeve të larta të kompanisë.

Postimi tregon që ju mund të blini 6 telefonë inteligjent Zenfone 6 me çmimin e një telefoni iPhone 6 Plus. Kompania Asus e bën këtë pasi çmimet e pajisjeve të kompanisë Apple, jashtë territoreve të SHBA-së janë shumë të larta dhe pothuajse të papërballueshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleasus
Lajmet e fundit>