Harduer

Kompania AT&T prezanton konceptin mbi valixhen inteligjente

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Kompania AT&T prezanton konceptin mbi valixhen inteligjente

140702182554-smart-suitcase-620xaNë momentin që një linjë ajrore humb valixhen tuaj, do të duhen orë të tëra deri në ditë të tëra pa ta gjetur atë përsëri. A nuk do të ishte ideale që valixhja juaj t`ju “lajmëronte” vetë në rast humbjeje? Këtë gjë jua garanton vetëm një valixhe e zgjuar, në të cilën janë vendosur çipa me GPS, të cilat transmetojnë informacione tek pronari si dhe tek kompania ajrore.

Kompania ajrore që merret me prodhimin e avionëve Airbus prezantoi konceptin e saj mbi valixhen elektrike në “Paris Air Shoë” vitin e kaluar. Produkti i njohur si Bag2Go mund të ndiqet nëpërmjet një aplikacioni në telefonët inteligjentë. Kështu ju nëpërmjet telefonit tuaj mund të mësoni mbi vendndodhjen e valixhes tuaj.

AT&T prezantoi një koncept të ngjashëm mbi valixhen inteligjente. Kompania ka si qellim integrimin e këtyre çipave me GPS në çantat dhe valixhet. Këto çipa mund të instalohen shumë lehtë në çdo çantë ose valixhe. Plani kryesor është që këto çanta inteligjente të jenë në komunikim direkt me sistemin IT të linjave ajrore. Këto produkte janë akoma në fazë eksperimentale dhe që të hidhen në treg do të duhet edhe leja e qeverive të shteteve përkatëse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>