Lajmet

Kompania australiane Telstra teston LTE-Advanced, arrin 450 Mbps shpejtësi shkarkimi

May 20 2014
0 Shpërndarje
Kompania australiane Telstra teston LTE-Advanced, arrin 450 Mbps shpejtësi shkarkimi

Telstra-tests-LTE-Advanced-hits-450Mbps-on-live-networkJemi në një pikë ku gjenerata LTE-Advanced do të fillojë të dominojë në lajmet teksa kompanitë po fillojnë të migrojnë rrjetet e tyre në këtë standard më të shpejtë. Në SHBA, AT&T në heshtje e ka aplikuar këtë standard në disa tregje, por e vetmja pajisje që mund ta shfrytëzojë këtë standard është hotspoti mobil AT&T Unite PRO dhe aktualisht nuk ka ndonjë popullaritet të lartë.

Rrjeti i parë i gjerë funksional LTE-A u lançua nga SK Telecom në Korenë e Jugut një vit më parë së bashku me një smartfon Samsung Galaxy S4 të aftë të shfrytëzojë këtë rrjet në maksimumin e tij. Telstra, kompania mobile më e madhe në Australi, është duke testuar teknologji të reja për përshpejtimin e rrjetit dhe ka njoftuar se ishte e aftë të kapte 450 Mbps në rrjetin e saj.

Shpejtësitë u arritën përmes spektrumeve 1800 Mhz dhe 2600 Mhz duke përdorur një “switchgear” nga Ericsson. Me kanalet 20 Mhz në përdorim, ishin tre linja njëkohësisht që siguruan këtë shpejtësi. Ndërsa rezultati 450 Mbps gjunjëzohet përpara rekordit të Sprint dhe Nokia-s, diferenca është se testimet nga Telstra nuk u bënë në kushte laboratorike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>