Harduer

Kompania Caltech po pajis telefonat me skanera 3D

Apr 6 2015
0 Shpërndarje
Kompania Caltech po pajis telefonat me skanera 3D

nci-ledeA nuk do të ishte dicka interesante nëse ne do mund të përdornim telefonat tanë për të skanuar objekte në format 3D? Kompania Caltech duket se e ka pëlqyer dhe po e mbështet këtë ide. Një skuadër brenda kësaj kompanie ka ndërtuar një cip telefoni dhe një cip tjetër posacërisht për kamerën që mundëson skanimin e objekteve 3D përmes telefonit. Kjo skuadër premton se cipat e ndërtuar nga ajo ofrojnë një skanim tepër të saktë dhe preciz.

Cipi prej silikoni i njohur ndryshe si NCI, ka përmasa më të vogla se një milimetër katror kështu që ai mund të insertohet në telefona të ndryshëm pa pasur nevojë për hapsirë shtesë. Ky cip është i aftë të masë 3 përmasat e një objekti; lartësi, gjatësi dhe gjerësi duke përdorur sensorë super të vegjël të quajtur LIDAR të cilët përdorin teknologjinë e rrezeve me lazer. Rrezet që përshkrojnë objektin përcaktojnë dhe përmasat e tij.

Kompania ka deklaruar se dicka e tillë, pra skanimi i objektit, është bërë i mundur të sajë të një koncepti optik të njohur ndryshe si koherencë. Konkretisht objekti që do të skanohet ndricohet nga këto rreze koherente. Më pas drita që reflektohet nga objekti kthehet përsëri mbrapa dhe shërben si piksela që ndërtojnë objektin në format 3D. Në cipin NCI, shpeshtia, frekuenca dhe intensiteti i dritës reflektohet nga pika të ndryshme të objektit për të përcaktuar distance të sakta.

Mund t’ju themi se prototipi aktual i kësaj teknologjie është i aftë të skanojë vetëm objekte të vogla, si rasti i një monedhe. Por skuadra që është duke u marrë me ndërtimin e këtyre cipave premton se shumë shpejtë sensorët do të jenë në gjendje të skanojnë dhe objekte me përmasa më të mëdha. Sensorët LIDAR janë një mënyrë efektive për të identifikuar objektet dhe vendodhjet ndaj janë tepër të përdorura në pajisjet si robotë dhe makina autonome. Realisht përvec faktit se këta sensorë kanë një të ardhur të ndritur në fushën e teknologjisë së skanimit 3D, cipi mund të përdoret në makinat e së ardhmes si një masë sigurie për të parandaluar goditjet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>