Harduer

Kompania CAT ka prezantuar smartfonin e fortë S50

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Kompania CAT ka prezantuar smartfonin e fortë S50

gsmarena_001 (2)Kompania CAT ka prezantuar një tjetër telefon inteligjent të fortë me sistem operativ Android, i cili quhet CAT S50. Krahas mbrojtjes deri në “gradën ushtarake” ky telefon ofron edhe një ekran të pathyeshëm.

CAT S50 ka një ekran me madhësi 4.7 inç me paraqitje 720 piksel dhe fuqizohet nga procesori me 4 bërthama Cortex-A7 me qark 1.2 GHz. Për sa u përket cilësive të tjera, telefoni ka një kamera të prampe prej 8 megapiksel, e cila filmon video në 720p, memorie të brendshme 8 GB dhe lidhje me rrjetin e internetit LTE. Sistemi operativ i telefonit është Android 4.4 KitKat.

Telefoni CAT S50 ka dy certifikata mbrojtjeje, atë IP67 dhe MIL-810G. Sipas certifikatës IP67 tregohet që telefoni është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit deri në 1 metër thellësi për një kohë deri në 30 minuta. Certifikata MIL-810G siguron për një mbrojtje më speciale ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar, transportit dhe shokut termik.

Krahas këtyre certifikatave mbi fortësinë e telefonit, CAT ofron edhe ekranin që përbëhet nga një xham i pathyeshëm. Kompania CAT ka deklaruar se përdoruesve që do të përdorin telefonin u dedikohen më shumë se 1000 aplikacione në dyqanin virtual CAT APP STORE. Çmimi i telefonit CAT S50 do të jetë 500 dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 479 euro në Europë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>