Biznes

Kompania Danger Den mbyll aktivitetin pas 12 vjetësh

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Kompania Danger Den mbyll aktivitetin pas 12 vjetësh

Pasi ishte një biznes për më shumë se një dekadë, njëshat në “ftohjen me ujë” Danger Den po e mbyllin dyqanin e tyre për të ndjekur interesa të tjera.

Se cilat janë këto interesa mbeten akoma për t’u parë, por me sa duket, nuk do të kenë të bëjnë fare me shitjen e pajisjeve ftohëse me ujë, ndërtimin e PC-ve, apo gjëra të tilla.

Në fakt, Danger Den po zbraz inventarin e saj me 75% ulje të të gjitha materialeve stok që ka.

Danger Den njoftoi lajmin e mbylljes së dyqanit online në faqen e kompanisë në Internet dhe në Facebook.

Më poshtë mund të shikoni tekstin e njoftimit për mbylljen e aktivitetit:

Pas 12 vjetësh hobit tonë i ka ardhur fundi. Është koha për të ndjekur interesat tona dhe Danger Den do t’i mbyllë dyert. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që na keni dhënë në këto 12 vite, ne e kemi shijuar të qenit pjesë e komunitetit tuaj.

Dan, Jeremy, Dennis, and Rokk

Në një postim në Facebook, Danger Den deklaron se serverët e saj po përplasen dhe është duke shqyrtuar çdo mundësi. Kjo është e kuptueshme, duke patur parasysh popullaritetin e faqes dhe uljes së madhe.

Kjo gjithashtu do të thotë se shume prej produkteve të mira janë shitur, si Torture Rack, një kasë e hapur me panel akrilik. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>