Lajmet

Kompania e marketingut “DDB Worldwide” do të hapë përfaqësinë e saj në Kosovë

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Kompania e marketingut “DDB Worldwide” do të hapë përfaqësinë e saj në Kosovë

Njëra prej kompanive më të mëdha në botë të marketingut, “DDB Worldwide”, pjesë e Omnicom Group, do të hapë përfaqësinë e saj edhe në Kosovë, me emrin “DDB Kosova”. DDB në Kosovë do të përfaqësohet nga dy kompani vendore të cilat kanë një përvojë shumëvjeçare në fushën e Marrëdhënieve me Publikun, Marketingut, Reklamimit- Komunikimit Dixhital dhe Krijimit të Brendeve.

Trokit dhe PR Solutions do të bashkojnë përvojën dhe burimet njerëzore, të cilat me përkrahjen nga DDB Worldwide, do të rezultojë në krijimin e një kompanie të re që do të sjellë risi, kreativitet dhe potencial për shumë vende të reja pune. Përvoja e këtyre kompanive ka rezultuar me fitimin e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Bashkëpunimi i Trokit, PR Solutions dhe DDB është zyrtarizuar të mërkurën, më 24 shtator.

ddbtv

DDB Worldwide është themeluar në vitin 1949 dhe aktualisht ka të punësuar më shumë se 13 mijë punëtorë dhe punon me rreth 1 500 klient. DDB operon në 90 vende të botës me gjithsej 200 zyra. Vlen të përmendet që kjo kompani është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme ndërkombëtare në fushën e marketingut. Disa nga klientët e DDB Worldwide janë: Volkswagen Group, McDonalds, PepsiCo, Henkel, Unilever, Electrolux, Johnson & Johnson, Ericson, Chipita, Philips dhe shumë brende të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>