Blog

Kompania e re e Elon Musk në kërkim të ngarkimit dhe shkarkimit të mendimeve nga truri i njeriut

Mar 28 2017
0 Shpërndarje
Neuralink përfaqëson qëllimet dhe objektivat e Musk, atë të implementimit të elektrodave të vogla në tru të cilat një ditë mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë mendimet vijoi më tej Journal. Kompania e re e Elon Musk në kërkim të ngarkimit dhe shkarkimit të mendimeve nga truri i njeriut Photo Source: Reuters

Themeluesi i Tesla dhe shefi ekzekutiv i saj Elon Musk startoi një kompani të re të quajur Neuralink Corp e cila kërkon të shkrijë trurin njerëzor me kompjuterat raportoi Wall Street Journal.

Neuralink përfaqëson qëllimet dhe objektivat e Musk, atë të implementimit të elektrodave të vogla në tru të cilat një ditë mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë mendimet vijoi më tej Journal.

Edhe pse Musk nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, Neuralink është regjistruar në Kaliforni si një kompani hulumtuese në fushën e mjekësisë Korrikun e vitit të kaluar. Këtë kompani ai do e financojë vetë citon Wall Street.

Ende nuk dihet se çfarë produktesh synon Neuralink të krijojë por burime brenda kompanisë e përshkruajnë strategjinë si të ngjashme me SpaceX dhe Tesla.

Javët e fundit pranë Neuralink kanë mbërritur akademikë të shquar në këtë fushë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>