Lajmet

Kompania eBay u kërkon përdoruesve ndryshimin e fjalëkalimit të llogarisë së tyre

May 22 2014
0 Shpërndarje
Kompania eBay u kërkon përdoruesve ndryshimin e fjalëkalimit të llogarisë së tyre

EBay_logoKompania e mirënjohur e shit-blerjeve online, eBay, ka deklaruar se ka ndodhur një sulm mbi faqen e saj nga një grup i paindentifikuar hakerash. Përfaqësuesit e eBay deklarojnë se ajo çka është vjedhur, janë adresat e e-mail-ve, datat e ditëlindjeve të përdoruesve si dhe adresat e tyre.

eBay u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të saj të ndryshojnë fjalëkalimet për arsye sigurie. Numri i llogarive që mund të jene prekur nga kjo nuk dihet ende , por mendohet që një pjesë e madhe e tyre janë prekur nga ky sulm.

Zëdhënësja e eBay, Ramirez, u ka kërkuar të gjithë përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimin e llogarisë së tyre. Bëhet e ditur se fatmirësisht nga ky veprim i paligjshëm i piratëve të uebit, nuk është prekur shërbimi për pagesat online me Paypal. (PCWorld Albanian)

Tags >

eBay
Lajmet e fundit>