Harduer

Kompania ECS nxjerr PC All-In-One G24

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Kompania ECS nxjerr PC All-In-One G24

ECS PC All-In-One G24ECS është një kompania që nuk kemi dëgjuar shumë të flitet kohët e fundit. Gjithsesi kur dukej se të gjithë e kishin harrur, kjo kompani lajmëroi PC-në e vet All-In-One G24 me touch.

Ajo përbëhet nga një ekran edge-to-edge 23.6 inç, panel multi-touch dhe me një rezolucion Full HD 1080p 1920×1080, dalje HDMI për tu lidhur me lexues Blue Ray dhe konsola lojërash, si dhe një tastiere mini-ITX.

Vetë ECS thotë se ky produkt nuk do të ketë ndonjë impakt shumë të madh në konsumatorët që e blejnë për në shtëpi, por G24 është krijuar për arsye reklamimi në qendra të ndryshme biznesi.

Pavarësisht këtij fakti, G24 ka një sistem të plote funksional AIO me dy vende SODIMM, vend për një hard disk 3.5 inç ose SSD 2.5 inç, dy porta USB 2.0, 802.11n Wi-Fi si dhe shumë funksione të tjera bazuar në zgjedhjen e motherboardit.

Nuk ka akoma fjalë mbi çmimin që do të ketë, gjithsesi kompania ka nxjerrë një video promovuese në YouTube. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>