Lajmet

Kompania Ericsson arrin 5 Gbps shpejtësi transmetimi përmes rrjetit 5G

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Kompania Ericsson arrin 5 Gbps shpejtësi transmetimi përmes rrjetit 5G

EricssonKompania Suedeze multi nacionale e ofrimit të shërbimeve dhe teknologjisë së komunikimit tha se ka arritur shpejtësi 5 Gbps gjatë demonstrimit të teknologjisë së saj të rrjetit 5G. Testimet janë kryer nën frekuencën e re 15 Ghz dhe kjo gjë u dëshmua nga menaxheri i lartë i NTT Docomo dhe SK Telekom tek laboratorët e Ericsson në Kista të Suedisë. Ericsson vuri në dukje se implementimi i 5G-së për rrjetet komerciale mobile mund të bëhet realitet nga viti 2020.

Demostrimi live përdori një koncept të ri dhe inovativ të radio frekuencave si dhe një teknologji të avancuar të quajtur MiMO. Kompania shtoi se rrjeti i saj 5G përbëhet nga teknologji të reja antenash me bandwidth më të gjerë, frekuenca më të larta dhe intervale kohore transmetimi më të shkurtra.

Stacionet e Radios janë ndërtuar specifikisht për testime 5G. Fokusimi do të jetë edhe në një ambient heterogjen rrjetesh, frekuenca të reja bandash (përfshi 15 GHZ) dhe kapacitete dhe transmetime të larta. Sipas kompanisë Ericsson rrjeti 5G do të hapë më shumë mundësi të reja implementimi si kontrollin e trafikut përmes saj, aplikimin e sensorëve industrial dhe internet në çdo vend. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>