Biznes

Kompania Expedia së shpejti do të pranojë monedhën virtuale Bitcoin

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Kompania Expedia së shpejti do të pranojë monedhën virtuale Bitcoin

7459091840_2a11bd49cc_o-100258156-galleryMonedha virtuale Bitcoin nga dita në ditë ka filluar që të ketë shumë rëndësi në treg. Ju mund të blini nëpërmjet kësaj monedhe pothuajse çdo gjë duke nisur nga kompjuterët e duke mbaruar tek elektroshtëpiaket, ju gjithashtu mund të paguani edhe faturat nëpërmjet kësaj monedhe.

Megjithëse qeveritë vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë monedhë virtuale shumë kompani në internet kanë pranuar të bëjnë tregti nëpërmjet saj. Një kompani tjetër, e cila i shtohet kompanive që pranojnë të bëjnë pazare nëpërmjet Bitcoin është Expedia.

Expedia lejon përdoruesit e saj që të rezervojnë hotele të ndryshme anembanë botës. Në qoftë se ju do të rezervoni një dhomë në një hotel të caktuar, por më pas ndryshoni mendje dhe anuloni rezervimin, monedhat Bitcoin që keni paguar do ju kthehen përsëri mbrapsht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>