Lajmet

Kompania Fleksy realizon tastierën “Qwerty” për orën inteligjente Gear 2

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Kompania Fleksy realizon tastierën “Qwerty” për orën inteligjente Gear 2

fleksy-messenger-present-02Deri më sot orët inteligjente janë përdorur kryesisht për të parë njoftimet që kanë ardhur në telefonin tuaj inteligjent, pa patur nevojën e nxjerrjes së telefonit nga çanta ose xhepi juaj.

Një ndër kompanitë lider në botë për pajisjet inteligjente, Samsung, ka sjellë risi në këtë fushë. Samsung ka vendosur që orët inteligjente të përdoren edhe për të shkruar mesazhe elektronike nga ekrani i saj. Realizimi i këtij projekti do të bëhet nga prodhuesi më i madh i tastierave Android, kompania Fleksy.

Kompania ka realizuar një aplikacion, i cili lejon përdorimin e një tastiere QWERTY në orët Samsung Gear 2. Ky aplikacion gjendet në Google Play dhe është falas për përdoruesit e orëve inteligjente Gear 2. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>