Analiza

Kompania Google nuk “shqetësohet” nga fushata e Microsoft-it kundër saj

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Kompania Google nuk “shqetësohet” nga fushata e Microsoft-it kundër saj

google patentA është ndjerë jo shumë rehat Google nga fushata e Microsoft-it kundër kësaj kompanie? Natyrisht që jo.

Një zëdhënës i Google tregoi për The Verge që vendimi i Microsoft-it për të shitur bluza kundër Google në uebfaqen e tyre nuk është befasi për te sepse “gara në hapësirën e pajisjeve që mund të vishen vërtet është nxehur”.

Deklarata e Google është një ironi e mprehtë ndaj Microsoft-it, që deri tani duket se është vonuar me produktet që mund të vishen, sikur Google, Samsung dhe të tjerë që tashmë kanë filluar të ndërtojnë orë të mençura dhe pajisje që mund të vendosen në kokë sikur syzet e Google.

Natyrisht, Microsoft-i mund të qeshte në këtë rast nëse do të ishte tregu i pajisjeve që mund të vishen një dështim dhe nëse konsumatorët do të shfaqnin një shmangie ndaj syzeve të Google, sikur që ishte shfaqur shmangia ndaj gjeneratës së parë të pajisjes që mund të vishet të prodhuar nga Samsung, Galaxy Gear. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>